Lajme

Helmimi në Deçan – Komuna kërkon nga IKSHPK-ja analiza më të thella të ujit

Foto: Komuna e Deçanit

Komuna e Deçanit i ka bërë kërkesë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për analiza më të thella të ujit të pijes në këtë komunë, konkretisht për 12 fshatrat të cilat ishin të përfshira në rastin e fundit ku mbi dy mijë qytetarë janë helmuar.

Kështu është bërë e ditur nga Komuna e Deçanit, ku thuhet se kryetari Bashkim Ramosaj këtë kërkesë e ka bërë të ditur se mbledhjen e Shtabit Emergjent të mërkurën.

“Temat më rendësi të cilat kanë diskutuar në ketë takim janë: Rekomandimi nga IKSHP-ja pas përfundimit të analizave të fundit të ujit të pijes dhe përdorimit të tij.

Kampanja e kthimit të vetëbesimit për përdorimin ujit të pijes pas kësaj situate duke përfshirë të gjitha institucionet si FSK-ja, Policia, Zjarrfikësit, Kuvendi Komunal, Shëndetësia etj.

Vlerësimi i situatës në përgjithësi që nga dt.11.07.2021 deri më sot 28.07.2021”.

Tutje, bëhet e ditur se gjatë këtij takimi, “pos këtyre temave më rendësi një vend të veçantë për të gjithë kanë ata të cilët kanë dhënë kontribut në donacion më uji të pijes , medikamente dhe vullnetarët”.

“Jemi në pritje të rekomandimeve nga IKSHP-ja që kjo kampanjë të nis sa më parë të jetë e mundur që qytetarët të kthejnë besimin për përdorim të ujit të pijes pa frikë”.

Të shtunën e 10 korrikut dhe disa ditë radhazi, mbi dy mijë qytetarë të Deçanit i janë drejtuar institucioneve shëndetësore me simptome të helmimit.

Dyshimet e para janë se helmimi ka ardhur nga uji i pijes.

Pas analizave të bëra në ujin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” janë gjetur disa baktere./SHQIP.com