Lajme Botë

Helikopteri rrëzohet në ujë në plazhin e Miami

Një helikopter është rrezuar pranë plazhit të Miamit të shtunën, një prej destinacioneve turistike më të njohura të qytetit.

Është bërë virale një video ku shihet helikopteri duke u përplasur në ujë pranë notarëve dhe njerëzve të shumtë në plazh.

Helikopteri Robinson R44 u rrëzua në ujë rreth orës 13:00, shkruan nbcmiami, përcjell Shqip.com.

Dy pasagjerë pësuan lëndime, ndërkaq piloti kishte dalë nga helikopteri, kurse të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme.

Departamenti i Zjarrfikësve të Miami Beach tha se “nëse kjo përplasje do të kishte ndodhur 50 metra më shumë në brendësi të tokës, do të kishim një ngjarje masive viktimash në duart tona” dhe se është “e pabesueshme, e çmendur” që askush në ujë nuk u lëndua.

Videoja e postuar në Twitter nga Departamenti i Policisë së Miami Beach tregon momentin kur helikopteri u rrëzua.