Sport Shqiptar

Hekuran Kryeziu i bashkohet FC Winterthur

Mesfushori, Hekuran Kryeziu është transferuar te shkuara e FC Winterthur.

Klubi përmes një postimi në Facebook, bëri të ditur se reprezentuesi i Kosovës ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.

“Përforcimi i mesfushës. FCW nënshkruan me Hekuran Kryeziun. Lojtari 29-vjeçar kishte luajtur për herë të fundit me FC Zurich dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024, pas një viti të përkohshëm në Winterthur. Si mesfushor i fortë teknikisht, Hekuran Kryeziu sjell shumë përvojë nga Superliga dhe garat ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Mesfushori ka luajtur për FC Luzern, Vaduz dhe FC Zurich (2018-21), ai luajti 224 ndeshje në Superligë.

Ai është paraqitur me Kombëtaren A të Kosovës 27 herë – dhjetë herë në kuadër të kualifikimeve për Botëror./Shqip.com