Rozë

Heidi Lushtaku tregon emrin e veçantë të djalit të saj

Heidi dhe Demiral

Modelja, Heidi Lushtaku javë më parë është bërë nënë për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë babai i foshnjës futbollisti i njohur turk, Merih Demiral.

Ai përmes një postimi në “Instagram”, ka njoftuar se është bërë babai i një djali.

Demiral publikoi fotografi Heidin dhe fëmijën në krahë.

“Gruaja dhe djali im i dashur”, shkroi 24-vjeçari krahas fotografive të publikuara.

Së fundi ajo ka treguar edhe emrin e djalit të saj, që është i vecantë.

“Duke pushuar me  Kaïs Ömer”, ka shkruar në anglisht sonte Heidi në Instagram ku shfaqet duke fjetur me djalin e saj.

Kujtojmë së Heidi ishte partnere e boksierit Haxhi Krasniqi për disa vite, por që ata ishin ndarë.

Derisa Heidi e ka zyrtarizuar të qenit nënë e një djali të futbollistit turk që luan të Atalanta, Robin Haxhi Krasniqi është martuar po këtë muaj në Kosovë me misin dhe modelën Marigona Krasniqi./SHQIP.com