Rozë

Heidi dhe Romeo duan të dalin nga shtëpia

Një zhvillim i papritur ka ndodhur brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’.

Heidi Baci dhe Romeo Veshaj kanë vendosur të lënë shtëpinë pas situatës së krijuar në suitë.

Teksa po hanin darkën, në gjendje të rënduar emocionale, Romeo i ka propozuar Heidit të lënë shtëpinë dhe ajo ka pranuar.

Më pas janë drejtuar për në dhomë të rrëfimit për të bërë kërkesën.

Heidi: Do me dal?

Romeo: Vallaj po

Heidi: Dalim

Romeo: Shkojmë në dhomë të rrëfimit e zhdukemi

Kujtojmë se raporti mes tyre nuk ishte i mirë përgjatë ditës së mërkurë.

Vëllai i Madh kishte zgjedhur një ambient mjaft të kuruar për çiftin, për të kaluar disa çaste romantike, mirëpo në vend që të qëndronin nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Romeo është parë disa herë të dilte nga dhoma.

/Shqip.com