Rozë

Heidi del nga shtëpia, ka disa fjalë për Julin dhe Rozën

Heidi u shkëput këtë pasdite pak minuta nga shtëpia e Big Brother VIP, për të dhënë një intervistë në emisionin “Ftesë në 5”.

‘Favorizimin’ për të dalë nga shtëpia e për tu rikthyer sërish, Heidi e fitoi pasi shtypi pulsantin e kuq e para.

Në intervistën me Bieta Sulo, Heidi foli ndër të tjera për dasmën me Romeon, por edhe lojën brenda shtëpisë së Big Brother.

E pyetur se kë ka më afër zemrës përveç Romeos, përgjigjja e Heidit ishte Juli. Ajo tha se ai i duket i drejtë, ndërsa shtoi se ka ndryshuar mendim edhe për Rozën.

“Juli më duket i drejtë. Kam ndryshuar ide edhe për Rozën, gjëra po ndryshojnë çdo minutë. Të shohim çfarë do të ndodhë. Ju dua shumë të gjithëve”-tha Heidi në fund të intervistës.

/Shqip.com