Hedhja e tritolit në lokal dhe sherri me Cllevion, flet kunati i Noizyt
Një mjet shpërthim është vendosur në një lokal në Durrës.
Sipas mediave në Shqipëri, eksplozivi është vënë në lokalin në plazh në pronësi të reperit Rigels Rajku apo i njohur ndryshe si Noizy.
Nga shpërthimi në lokalin e Noizyt janë dëmtuar xhamat në të dy katet e ndërtesës.
Fatmirësisht nga shpërthimi në lokalin e Noizyt nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë.
Kunati i reperti, Ermir Gjylezi ka folur për konfliktin mes Noizyt dhe Cllevos si dhe shpërthimin me tritol.
I pyetur se si është gjendja në shtëpi dhe nëse ndihen të kërcënuar pas vënies së tritolit ai tha se gjendja është shumë mirë, të gjithë janë shumë të qetë dhe nuk ndihen aspak të kërcënuar.
“ Jo nuk kemi asnjë shqetësim, të gjithë jemi shumë mirë. Nuk ndihemi të kërcënuar”, u shpreh ai për Panorama plus.
Në lidhje me vazhdimin e konfliktit Ermiri rrëfeu se nga ana e tyre kjo gjë është mbyllur dhe tashmë ia kanë lënë në dorë shtetit dhe do të jenë ata të cilët do të merren me situatën.
“Çdo gjë është në dorë të shtetit, do të merren ata me çdo gjë , ne nuk kemi më punë. Noizy është shumë mirë, nuk ndihet aspak i shqetësuar”, tha ai./SHQIP.com