Lajme

Haziri: Shpallja e pavarësisë u shty për shkak të PDK-së dhe Thaçit

Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)
Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)

Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë në emisionin Pressing në T7 se shpallja e pavarësisë është dashur të ndodh në vitin 2007, por u shty për disa muaj për shkak të PDK-së dhe Hashim Thaçit.

Ai ka thënë se PDK kërkoi zgjedhje me çdo kush dhe shton se kjo ndodhi për shkak se Thaçi dëshiroi të jetë kryeministër për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

Ka qenë më shumë të shpallet deklarata me qetësi para popullatës. Pse nuk ka ndodh më 2007 po 2008, ishte PDK shkaktar. Kërkuan zgjedhjet me çdo kusht. Kishim edhe zgjedhjet lokale. Definitivisht”, tha ai.

Ai, tutje shton se kjo është bërë prapa shpinës së LDK-së dhe AAK-së.

Është bërë prapa shpinës së LDK-së dhe AAK-së atë kohë që ka qenë opozitë e fortë dhe në koordinim me administratën e UNMIK-ut. Vendimi ka qenë të shpallen zgjedhjet në nëntor edhe për zgjedhje për parlament dhe pushtet lokal. Ka qenë befasi. Ka qenë e  planifikuar 3-6 muaj pas shpalljes së pavarësisë. Në politikë nuk falet kurgjo. Ka qenë çmimi më i madh”, përfundoi mes tjerash Haziri.

/Shqip.com