Lajme

Haziri: Osmani t’i ulë tensionet në Veri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ka kërkuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, që sipas tij, ta ushtrojë detyrën e saj kushtetuese për uljen e tensioneve në veri të vendit.

Ai tha se presidentët historikisht në Kosovë kanë pasur role unifikuese, duke dhënë kontributin e tyre në procese siç ishin, sipas tij, protestat e dhunshme të vitit 2015 në dialogun e Vjenës e procese të tjera.

“Ata kanë luajtur rol kyç në raportet e shtetit tonë me shtetet e BE-së, e sidomos edhe me ShBA-të”, tha Haziri.

Përndryshe presidentja Osmani së fundmi e përfaqësoi Kosovën në Samitin e Liderëve që u mbajt në Moldavi.

Ajo atje u takua me presidentin Macron dhe kancelarin Scholz. Këta të fundit ishin ndërmjetësues edhe të takimit të presidentes Osmani me homologun serb, Aleksandar Vuçiq.

Nga ajo se çka u njoftua pas takimit, liderët evropian kërkojnë nga Kosova që të evitoj tensionet në pjesën veriore të Kosovës.

Propozimi i bashkësisë ndërkombëtare është që komunat veriore të shkojnë përsëri në zgjedhje, në mënyrë që të mos mbetet e bllokuar jeta institucionale.

/Shqip.com