Haziri: Nuk arsyetohen veprimet e deritashme të VV-së edhe pas tërheqjes nga shpenzimet
Publikuar:
(07.02.2022 23:14:02)
Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se akti i Lëvizjes Vetëvendosje për tërheqje nga shpenzimet, nuk e arsyeton veprimin e deritashëm.
Haziri këto komente i bëri në një emision në Kanal 10 duke folur rreth kompensimeve enorme të bërë nga deputetet e Kosovës për karburante.
“Ka deputet që janë të rinj e kanë marr tani, ka deputet që kanë marrë për pesë vite, dhe ky aktë vullnetar për solidaritet dhe tërheqje nuk e mbulojnë veprimin e deritashëm, e arsyeton për të ardhmen veprimin, por jo veprimin që kanë bërë deri tash”, tha Haziri.
Sipas Hazirit, tërheqja e LVV-së ka ardhur pas presionit publik dhe zhgënjimit të qytetarëve./Shqip.com