Lajme

Haziri: Kurti nuk po qeverisë, ai vetëm po administron

Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk po qeverisë me vendin por vetëm po administron.

“Kurti nuk është duke qeverisur por duke administru, kjo është dëshmuar tash e 2 vite e gjysmë” ka thënë Haziri

Në një intervistë për Kanal10, Haziri është shprehur se Kurti duhet të arsyetohet se a hynë në rreshtin e tradhtarëve apo ai është që ka ndryshuar pas nënshkrimit të marrveshje me Serbinë për energjinë në veri të vendit.

Sipas Hazirit, Kurti ka ndryshuar në metoda, këto metoda po i përdor për të ardhur në pushtet. Ai ka shtuar se në Kuvendin e Kosovës ekziston një situatë kaotike për shkak të mazhorancës./Shqip.com