Lajme

Haziri: Kjo qeveri kishte dhe ka agjendë të fshehur

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se kjo qeveri ka agjendë të fshehur.

Haziri ,në T7, tha se LVV-ja kishte edhe më herët “agjendë të fshehur”.

“Besoj edhe sot ka. Kjo qeveri ka agjendë të fshehur. Agjendë që Kosovën e ka pru në kauza të rrejshme. Me e përshkru me një fjalë: krejt çka ka thënë Albin Kurti nuk ka bë deri sot, krejt çka nuk ka thënë, është duke i bë”, tha Haziri.

Duke folur për mbështetjen që mori dhe që e ka tash LVV-ja, Haziri tha se “Mitrovica është burim i inspirimit të këtyre shifrave”, duke iu referuar tensioneve në pjesën veriore të vendit.

/Shqip.com