Lajme

Haziri: Dyshojmë se Kurti ka agjendë të fshehur për situatën në Veri

Lutfi Haziri, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),
Lutfi Haziri, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka folur për zhvillimet e fundit në veri dhe thirrjet e ndërkombëtarëve për shtensionim të situatës.

Haziri është shpehur se beson që kryeministri Albin Kurti ka ndonjë agjendë të fshehur.

“Kur po themi nuk ka agjendë të fshehur nga ndërkombëtarët, nuk po besojmë se nuk ka agjendë të fshehur nga kryeministri.

Për vet faktin që nuk kemi përfshirje, nuk ka konsultime intensive, ku presidentja dhe kryekuvendari janë të distancuar i ka dërguar të dy në kënd të vdekur, të dy nuk i lë t’i përzihen”, ka thënë Haziri në Klan Kosova.

/Shqip.com