Sport Ndërkombëtar

Hazard nuk po e gjen shkëlqimin e dikurshëm

Eden Hazard

Shumë vite ishte ndër sulmuesit më të mirë në ishull.

Tifozët në “Stamford Bridge” mahntieshin me paraqitjet e tij.

Por, në Madrid i është zbehur shkëlqimi.

Eden Hazard – dhe fati nuk janë në të njëjtën anë.

Lëndimet e shumta – kanë bërë që sulmuesi belg të ketë rënie drastike të formës.

Ai u inkuadra nga banka rezervë – në ndeshjen ndaj Celta Vigos dhe Karim Benzema vendosi t’i lë penaltinë për ta ekzektuar.

Por, Hazard nuk e dërgoi dot topin në rrjetë.

Numri shtatë që ka në fanellë po i shton presionin në supe edhe më shumë.

Teksa, edhe çmimi i tij në “Transfermarkt” ka pësuar rënie drastike – në vetëm 12 milionë euro.

Hazard ka kontratë me kampionët e Evropës – deri në vitin 2024 dhe po e kërkon “rilindjen” ende.

Ai nuk e ka shijuar ndjesinë e golit – në 20 ndeshjet e fundit të La Ligës./Shqip.com