Sport Ndërkombëtar

Hazard nuk e dëshiron largimin nga Real Madridi

Pas disa stinorëve të vështirë në “Santiago Bernabeu”, e ardhmja e Eden Hazard është e pa qart.

Vëllai i yllit belg, Kylian Hazard, ka përsëritur që sulmuesi do të qëndrojë me Real Madridin deri në vitin 2024, kur edhe i përfundon kontrata.

Karim Benzema dhe Eden Hazard

Kylian, e ka konfirmuar se Eden nuk ka në plan të largohet nga kryeqyteti spanjoll, pavarësisht se është i lidhur me një rikthim në Premier League.

“Ai nuk do ta lërë Realin të shkojë derisa të provohet se është më i forti atje. Ai e ka dëshmuar veten në çdo klub ku ka qenë dhe për mua, ai nuk dëshiron të largohet. Unë nuk mendoj se ai do të largohet. Nëse presidenti dëshiron që ai të largohet, dhe ai e di se nuk ka mundësi të luajë, atëherë nuk mendoj se ai do të qëndrojë”, thai Hazard.

Eden Hazard

31-vjeçari bëri shtatë paraqitje në La Liga dhe shtatë paraqitje zëvendësuese sezonin e kaluar dhe ai tashmë ka shtatë startime dhe 10 paraqitje nga stoli në 2021/22./Shqip.com