Hazard e kërkon shansin e fundit

Real Madridi ka ecur pa probleme deri më tani në këtë sezon, të paktën për sa i përket rezultateve dhe paraqitjeve.
Në mungesë të ndonjë nënshkrimi të madh gjatë verës në fazën e sulmit, lojtarët si Federico Valverde e Rodrygo Goes kanë vazhduar zhvillimin e tyre.
Por, një nga sulmuesit e tyre nuk ka arritur të ndjekë atë përmirësim dhe ai është Eden Hazard.
Gjatë periudhës parasezonale, Carlo Ancelotti kishte theksuar se mbështet belgun si alternativë të Karim Benzemas, kur francezi do të mungojë.
Hazard ka dhënë një intervistë për FIFA-n përpara fillimit të Kupës së Botës, ku theksoi se po ndihej mirë me veten tani dhe beson se i duhet vetëm një shans për ta treguar atë.
“Është e komplikuar. Kishte shumë gjëra, mjaft lëndime, dyshime dhe gjithçka që shkon me këtë. Por, tani gjithçka është kthyer në normalitet. Shpresoj vetëm për një gjë, të jem në gjendje të tregoj në fushë se jam ende në krye, nuk ka më shumë për të thënë për këtë”, deklaroi ish-futbollisti i Chelseat.
Mund të ndodhë që 31-vjeçari të jetë titullar nesër në ndeshjen e fundit në Grupin F të Ligës së Kampionëve, kundër Celticut. Real Madridit i duhet fitorja për të siguruar kalimin e grupit nga pozita e parë.
/Shqip.com