Sport Shqiptar

Hazard do të largohet nga Evropa

Images/Getty Images)
Images/Getty Images)

Duket se më në fund Real Madrid do të çlirohet nga Eden Hazard, blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit spanjoll, por që rezultoi dështimi më i madh për atë që ka dhënë në fushë.

Tani një horizont i ri po hapet për belgun, larg Spanjës dhe Evropës: në Al Ain, klub i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Oferta për Hazard është në tryezë dhe sulmuesi është i prirur të thotë “po”. Nuk ka përfunduar ende, por marrëveshja mund të firmoset së shpejti. Për më tepër, Hazard do të jetë pa ekip brenda pak ditësh.

Në fillim të qershorit, Reali njoftoi zyrtarisht ndërprerjen e marrëdhënies, një vit përpara skadimit të kontratës, të përcaktuar për vitin 2024. Më 30 qershor, ose të premten, belgu do të jetë zyrtarisht lojtar i lirë.

Një zgjedhje pothuajse e pashmangshme, duke marrë parasysh performancën e dobët të ofruar nga Hazard në katër vitet e tij në Madrid. Tek Al Ain, me në stol Alfred Schroeder, Hazard do të luante në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Një lloj rifillimi, pasi ka luajtur pak më shumë se 200 minuta në total në dy edicionet e fundit në Evropë. Edhe oferta financiare është e mirë, tani mbetet vetëm të firmosë.

Në Evropë nuk janë të bindur për Hazard, shto edhe faktin se nuk mund të paguajnë rrogën e tij të majme.

/Shqip.com