Lajme

Haxhiu: Zhgënjyes votimi i deputetëve të pushtetit kundër kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e Trustit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë është zhgënjyes votimi i deputetëve të pushtetit kundër kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e Trustit.

“Zhgënjyes votimi i deputetëve të pushtetit kundër kërkesës së qytetarëve për tërheqjen e Trustit! Privimi me arrogancë numrash i së drejtës së qytetarëve për tërheqjen e deri në 30 për qind të parave në Trust, dëshmoi që ky pushtet është diskriminues, përçarës që ngulfate qytetarin skajshmërish në varfëri në kohë krize” ka shkruar Haxhiu.

Sipas Haxhiut premtimet për “Barazi dhe Drejtësi”, “Krejt dhe Drejt” u rrëzuan me votën e deputetëve të pushtetit.

“Qytetarët e Kosovës sot e panë mashtrimin, dyfytyrësinë e pushtetit të Qeverisë Kurti. Deputetët e pushtetit ju nënshtruan presionit të Qeverisë kundër kërkesës së qytetarëve për të përballuar krizën ekonomike dhe inflacionin”, ka shtuar më tutje Haxhiu.

Zgjedhjet vijnë sërish, populli nuk harron. Kjo qeveri nuk ka më legjitimitet qytetarë për të qeverisur me vendin, çdo premtim të saj e ka shkelur ka thënë Haxhiu./Shqip.com