Lajme

Haxhiu viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu  ka vizituar ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Sipas Haxhiut, dy ditë në Hagë ishin shumë emocionuese dhe të pamjaftueshme për t’u çmallur me bashkëluftëtarët.

“Dy ditë në Hagë ishin shumë emocionuese dhe të pamjaftueshme për t’u çmallur me bashkëluftëtarët tanë që po mbahen padrejtësisht në burg. Bashkë me Dullen dhe Bajren, takuam shokët tanë të luftës, burrat e kombit, Hashimin, Kadriun, bacën Jakup, Rexhën, Nasimin dhe Hysniun”, ka shkruar Haxhiu.

U përqafuam dhe u përshëndetëm me burrat më idealist, stoik e të pathyeshëm të popullit, me besim të plotë se së shpejti do të triumfojë drejtësia dhe ata do të kthehen fitimtar e me kokën lartë si çdoherë, triumfatorë, ka shtuar më tutje Haxhiu.

/Shqip.com