Lajme

Haxhiu: Vitia mund të flas për gjithçka, por jo edhe për periudhën që udhëheq me dikasterin e Shëndetësisë

Deputeit i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Një debat dhe përplasje është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës mes deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Deputeti i PDK-së, ka thënë se Vitia mund të flas për gjithçka por jo edhe për periudhën që udhëheq me dikasterin e Shëndetësisë.

Sipas Haxhiut, ministri Vitia ka nënshkruar kontrata pa autorizim marketingu, në kohën e pandemisë.

“Ai nuk mund të flas edhe për 12 milionë euro keqpërdorime të ShSKUK për vitin 2021 që i ka evidentuar Zyra e Auditorit. Ky po harron se në kohën e pandemisë, ky është ministri që ka nënshkruar kontrata pa autorizim marketingu”, tha Haxhiu.

Lexo edhe:
Vitia: Qeveria e PAN-it s’ka bërë asnjë ligj në Ministrinë e Shëndetësisë

Më tutje Haxhiu ka shtuar se udhëzimi administrativ për barna është nënshkruar në vitin 2019.

Vitia ka thënë se pretendimet e Haxhiut janë të pavërteta.

“S’është e vërtetë që kam nënshkruar, merre sillma këtu. S’keni gjetur kurrgjë. Mos kallëzoni të pavërteta aman. Toni jem është ma emocional. Natyrisht jam edhe mjek, detyra jem është t’i kryej detyrat sepse pa emocion s’mund t’i shtyj këto. Gëzojeni edhe vendimeve të mira. Nuk zgjidhet kjo me udhëzim administrativ, por për ligje”, u shpreh Vitia.

/Shqip.com