Lajme

Haxhiu: Vettingu do të jetë i plotë, do të fillojë nga krerët e institucioneve të drejtësisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu kanë mbajtur një konferencë për media lidhur me Komisionin për Venecias.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se kanë marrë dritën jeshile nga ky komision për vettingun në drejtësi dhe konfiskimin e pasurisë.

Ministrja Haxhiu ka thënë se verifikimi do të bëhet fillimisht për udhëheqësit e Këshillit Gjyqësor e Prokurorial, Kryetarët e Gjykatave dhe Kryeprokurorëve.

“Në draftin për Vettingun që së shpejti bëhet publik, konstatohet nevoja për të bërë reformë. Rekomandohet ndërmarrja e veprimeve për ndryshimet ligjore e kushtetuese. Komisioni rekomandon verifikimin e niveleve të larta përmes një mekanizmi të jashtëm duke nisur nga KGJK, KPK, si dhe kryetarëve të gjykatave dhe Kryeprokurorëve të të gjitha prokurorive themelore, për të vazhduar pastaj me vlerësimin nga Këshillat tashmë të verifikuar”, ka thënë Haxhiu në konferencë për media.

Albulena Haxhiu gjithashtu është zotuar se Vetting do të ketë, dhe atë të plotë./Shqip.com