Lajme

Haxhiu takon Szunyog, flasin për reformat në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me ambasadorin e BE-së, Tomas Szunyog.

Në këtë takim është diskutuar për reformat në sistemin e drejtësisë.

“Në takimin me ambasadorin e BE, Tomas Szunyog, diskutuam për reformat në drejtësi. Me theks të veçantë diskutuam për Vettingun, Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, adresimi i dhunës në familje, dhe krimet e luftës”, ka shkruar Haxhiu.

Szunyog gjatë ditës pos Haxhiut ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ku kanë folur për zhvillimet e fundit politike.

/Shqip.com