Lajme

Haxhiu takon homolugun e saj të Kroacisë, flasin për krimet e luftës e dhunën në familje

Adresimi i krimeve të luftës, dhuna në familje dhe korrupsioni ishin temat kryesore të takimit të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe homolugut të saj të Kroacisë, Ivan Malenica.

Sipas njoftimit nga Ministria e Drejtësisë, Haxhiu ka falënderuar ministrin Malenica për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Republikën e Kosovës, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit.

“Fillimisht ministrja Haxhiu ka falënderuar ministrin Malenica për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë për Republikën e Kosovës, në veçanti në fushën e sundimit të ligjit si dhe adresuan çështjet për të cilat mund të bashkëpunojnë e që ndërlidhen me adresimin e krimeve të luftës, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionin dhe dhunën në familje e me bazë gjinore”, thuhet në njoftim.

Në takim, ndër të tjera, është diskutuar për disa marrëveshje të përbashkëta, siç është Marrëveshja dypalëshe për Ekstradim si dhe për Transferimin e Personave të Dënuar, e të tjera, të cilat do të forcojnë tutje marrëdhëniet dhe bashkëpunimin në mes të dyja vendeve.

Në fillim të vitit 2023, ministri Malenica do ta vizitojë Republikën e Kosovës, me ç ‘rast edhe do të punohet drejt finalizimit të marrëveshjeve të tilla.

/Shqip.com