Lajme

Haxhiu: Shumë shpejt do të organizohet provimi për noterinë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se e ka nënshkruar vendimin me anë të së cilit formohet Komisioni për Dhënien e Provimit të Noterisë.

“Shumë shpejt do të organizohet provimi për noterinë i cili ka për qëllim rritjen e transparencës dhe cilësisë”.

“Problemi me mungesën e noterëve në komuna, do të zgjidhet shumë shpejt”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook.

/Shqip.com