Lajme

Haxhiu shkarkon dy drejtorë burgjesh: Fshehën një ngacmim seksual ndaj një të miture

Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkarkuar të mërkurën drejtorin e Burgut në Prizren, Heset Loku dhe atë të Pejës, Arif Beqa.

Në një prononcim për Shqip.com, Haxhiu deklaroi se kjo ka ndodhur për shkak se ata kanë fshehur një rast të ngacmimit seksual ndaj kësaj të miture.

“Arsyeja kryesore është se ka pasur një komision hetimor që ka vërtetuar se të dy këta, kanë fshehur një ngacminm seksual ndaj një të miture që ka ndodhur në një nga Qendrat ku kanë qenë të ngarkuar”, tha ajo.

Sipas saj, dy drejtorët nuk kanë njoftuar askënd për këtë ngacmim, por vetëm kanë negociuar me familjen e saj që kjo çështje të mos adresohet.

“Pra nuk e kanë njoftuar askënd për ngacmimin seksual, vetëm kanë negociar me familjet dhe kanë vendosur që kjo çështje të mbetet dhe të mund të mos adresohet prandaj dhe në vazhdën e këtyre arsyeve janë gjetur shkelje”, shtoi ajo.

Tutje, ministrja e Drejtësisë bëri të ditur se rasti i ngacmimit seksual ndaj të miturës ka ndodhur gjatë këtij viti./SHQIP.com