Haxhiu: Serbia njeh vetëm gjuhën e forcës
Partitë parlamentare të Kosovës e kanë dënuar, aktin e rrëmbimit të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit, duke e cilësuar këtë veprim si agresion kundër Kosovës.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se kjo shumicë duhet të vendosë nëse do ta zgjidhë problemin në veri me dialog apo me forcë.
“Për cilindo version që do të vendosë Qeveria, ne do të qëndrojmë mbrapa. Mirëpo duhet të vendoset mes asaj që iu ka premtuar Kurti aleatëve në Bruksel apo të nisë ushtrinë dhe policinë për kufi”, tha Haxhiu.
“Nuk revanshohet agresioni i Serbisë me masa tregtare duke i ndalur plazma-keksat në kufi. Besoj e di e gjithë bota se Serbia e njeh vetëm gjuhën e forcës. Kjo është vërtetuar me rastin e bombardimeve të NATO-s”.
Haxhiu thotë se sovraniteti i Kosovës mbrohet kur vendi të bëhet pjesë e NATO-s.
/Shqip.com