Lajme Ballkan

Haxhiu: Sanduloviq rrihet vetëm pse pranon të vërtetën e Kosovës

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas rrahjes së politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq nga shërbimi sekret i Serbisë.

Ajo tha se ai po torturohet vetëm pse e ka pranuar të vërtetën e Kosovës, teksa ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë e ta dënoj rastin.

“Serbia është ende në vitet ’90 dhe larg normalizimit të saj. Aty rrihet i vetmi opozitar Sanduloviq dhe tenton të eliminohet vetëm se e pranon të vërtetën e Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar. duhet ta dënojë këtë akt”, ka shkruar ajo në platformën “X”.

Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, ka bërë të ditur se klienti i tij, pasi u torturua, është duke u dërguar në burgun qendror në Beograd, nga emergjenca ku po merrte trajtim si pasojë e rrahjeve nga shërbimi sekret serb.

Avokati u shpreh se jeta e Sanduloviqit është në rrezik.

/Shqip.com