Lajme

Haxhiu: Reflektimi i deputetëve për Trustin është i domosdoshëm

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se së shpejti nisma për tërheqjen e 30 për qind të Trustit do të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se reflektimi i deputetëve për këtë çështje është i domosdoshëm.

“Ne mbledhjen e sotme te Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere kaloi Nisma Legjislative për Trustin. Së shpejti kjo nismë do të votohet edhe në Kuvend ku qytetarët presin votën Pro. Reflektimi i deputetëve për këtë çështje është i domosdoshëm në këtë kohë krize dhe inflacioni”, shkroi Haxhiu.

Sot gjatë ditës, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka miratuar kalimin e propozimit për tërheqjen e 30 % të Trustit.

Lidhur me këtë propozim kanë votuar nëntë deputetë, ku prej tyre katër ishin për, tre votuan kundër dhe dy abstenuan.

Trusti kalon në Komision, shkon në Kuvend – SHQIP.com

Pas këtij votimi, projektligji shkon për në Kuvend ku do të shihet se a do të kalohet nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Lajmit për kalimin e propozimit për tërheqjen e 30 % të Trustit ka gëzuar shumë qytetarë.

Ngarkesa të shumta, faqja e Trustit bie nga sistemi – SHQIP.com

Kërkesat e mëdha e tyre, ka bërë që webfaqja e Trustit të bie nga sistemi.

/Shqip.com