Lajme

Haxhiu raporton para Komisionit për Legjislacion, votohet në parim marrëveshja midis Kosovës dhe Shqipërisë

Është votuar projektligji për marrëveshje midis Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.

Ky projektligj është votuar nga 8 anëtarët e komisionit, ku të gjithë kanë votuar pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Këtë projektligj e ka prezantuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas Haxhiut, kjo marrëveshje përfshinë garantimin e mbrojtës së të drejtave të njeriut, fuqinë juridike të dokumenteve e po ashtu edhe çështjet tjera.

Komisioni për Legjislacion

“Jemi zotuar që do të forcojmë bashkëpunimin me shtetet tjera. Së pari garantimi i mbrojtës së të drejtave të njeriut, po ashtu palëve përmes kësaj marrëveshje u garantohet mbrojta juridike” është shprehur Haxhiu.

Po ashtu është folur edhe për pushimin për të burgosurit. Momentalisht të burgosurit kanë 7 ditë pushimi në vit ndërsa me kërkesë të Ministrisë së Drejtësisë ditët e pushimit do të rriten në 21 ditë./Shqip.com