Lajme

Haxhiu: Qeveria në mbrojtje të kumbarisë së fshehtë me Radojçiqin e Vuçiqin

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxiu, ka krijuat Qeverinë e Kosovës, duke thënë se “janë vënë në mbrojtje të kumbarisë së fshehtë me Radojçiqin e Vuçiqin kundër qytetarëve, kundër veteranëve, kundër UÇK-së”.

Sipas Haxhiut, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusar-Lila e shpërfaqi se kush janë njerëzit që po udhëheqin me Kosovën.

“Nën urdhërat e Kurtit me direktiva të Mihajlovskes, krejt fëmijët e UDB-shave dhe jugonostaligjikët të mobilizuar me statusa kundër protestës së veteranëve të UÇK-së. Fali o Zot se nuk po e dinë çfarë po bëjnë , janë vënë në mbrojtje të kumarisë së fshehtë me Radojçiqin e Vuçiqin kundër qytetarëve, kundër veteranëve, kundër UÇK-së. Ua shpërfaqi saktë Mimoza e deleguara e kuislingut Kurti se kush janë këta matrapazë që po duan ta izolojnë e sanksionojnë Kosovën, ta dëmtojnë ardhmërinë e shtetit tonë”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

/Shqip.com