Lajme

Haxhiu publikon listën e gjatë të aseteve të konfiskuara dhe sekuestruara të Radojçiqit

Albulena Haxhiu - Ministre e Drejtësisë
Albulena Haxhiu - Ministre e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar listën e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara të kryeterroristit Milan Radojçiq.

“Dokumentet më poshtë janë lista të gjata të pasurive të shumta të konfiskuara dhe sekuestruara të një kryekrimineli që vet është bërë milioner ndërkohë që qytetarët e komunitetit serb i ka përdorur përmes frikës, kërcënimit dhe shantazhit.”

Lexo edhe:
Organizoi sulmin terrorist të Banjskës/ Konfiskohen tre prona të Milan Radoiçiç, reagon Lista Serbe

Ajo ka thënë se Radojçiq u bë milioner përmes krimit, ndërsa qytetarëve terrorin e varfërimin.

“Pra, për vete milioner përmes krimit e qytetarëve terrorin dhe varfërimin. Por, kjo epokë ka marrë fund. Ka ardhë koha që qytetarët të jetojnë të qetë e kriminelët të ndëshkohen.”

/Shqip.com