Lajme

Haxhiu: Përmes organizatës së gruas, do të çojmë në një nivel tjetër betejën tonë për barazi shoqërore e gjinore

Sot në Lëvizjen Vetëvendosje po mbahen zgjedhjet e brendshme. Për pozitën e të parit kandidat i vetëm është Albin Kurti. Kësaj radhe do të votohet edhe për organizatën e gruas dhe atë të rinisë.

Pozitën për organizatën e gruas po synon ta marr Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Gjatë procesit të votimit Haxhiu është shprehur përmes organizatës së gruas, do të çojmë në një nivel tjetër betejën tonë për barazi shoqërore e gjinore.

“Sot është ditë e demokracisë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ku secili prej nesh, si anëtarë të Lëvizjes, ushtrojmë të drejtën tonë për të vendosur për organe e struktura të reja dhe për përfaqësuesit tanë. Sivjet për herë të parë po themelojmë edhe organizatë atë të rinisë dhe gruas. Përmes organizatës së gruas, do të çojmë në një nivel tjetër betejën tonë për barazi shoqërore e gjinore”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka ftuar të gjithë anëtarët që të shfrytëzojnë këtë të drejtë dhe të bëhen pjesë e vendimarrjes./Shqip.com