Lajme

Haxhiu përfshihet në debatin mes Musliut dhe Fejzës: Ka femicid në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë. Albulena Haxhiu.

Ministrja e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu është përfshirë në debatin parlamentar të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu dhe asaj të LVV-së, Arjeta Fejza.

Ashtu siç ka thënë Fejza, edhe Haxhiu thotë se ka femicid në Kosovë dhe vraje të grave vetëm pse janë gra.

“Që nga viti 2000 deri në vitin 2022 kemi patur  66 gra të cilët janë vra nga bashkëshortet e tyre dhe arsyeja është vetëm pse ato kanë qenë gra. Vetëm se burrat konsiderojnë që kanë të drejtë të bëjnë gjithçka me jetën dhe trupin e grave. Po në Kosovë ka femicid”.

Ministrja e Drejtësisë iu drejtua Musliut. duke thënë se mendësia e saj shpërfaqë atë të PDK-së.

“Mendësia jote e shpërfaq mendësinë e qeverisjes së PDK-së sikurse edhe qeverisjeve të tjera sepse asnjë veprim nuk e keni marrë asnjëherë, për ta adresuar dhunën në familje, dhunën në baza gjinore, dhunën ndaj grave dhe është hera e parë që Qeveria e Kosovës po e adreson seriozisht luftimin e këtyre dukurive

Tutje, Haxhiu iu është drejtuar duke i thënë Musliut “Nëse nuk mund të na ndihmoni, heshtni”.

Kujtojmë se debati kishte vazhduar pasi Musliu kishte thënë se nuk ka femicid në Kosovë.

“Kujt po i konvenon që të shpërfaq shoqërinë tonë si një shoqëri femicide. Në Kosovë nuk vriten gratë vetëm pse janë gra. Fjala femicid do të thotë urrejtje ndaj grave vetëm pse janë gra. Ka dhunë ndaj grave dhe ka gra që vriten e vriten edhe burra, por nuk guxojmë që ta jepmi emrin femicid. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse shkruhen raporte se çfarë themi këtu. Kjo është e papranueshme”, tha Musliu.

Megjithatë, Musliu ka thënë se gratë gëzojnë të gjitha të drejtat në Kosovë dhe vrasjet ka ndodhur nga rrethana të tjera dhe nuk është thënë asnjëherë se ka ndodhur një vrasje e gruas vetëm pse ajo ka qenë grua.

/Shqip.com