Lajme

Haxhiu për shkarkimin e Stevanoviqit: Gjyqtarët e Mitrovicës nuk mund të tallen me institucionet

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes ka reaguar pas suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq.

Ajo ka thënë se gjyqtarët e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Kryetarja dhe gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë e kanë për obligim të veprojnë vetëm në përputhje ne Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi dhe jo të tallen me institucionet. Çfarëdo veprimi sikur ai në takim me Vuçiq është shkelje dhe cenon integritetin e sistemit gjyqësor”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.

Liljana Stevanoviq

Ndër tjerash, ajo ka përshëndetur vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të cilin thotë se është i drejtë.

“Vendimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë është i drejtë dhe në përputhje me ligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve prandaj edhe si të tillë e ka mbështetjen tonë”, përfundon Haxhiu.

Suspendimi i Stevanoviq erdhi një ditë pasi kishte marrë pjesë në takimin e thirrur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas takimit më Këshillin Kombëtar të Sigurisë./Shqip.com