Lajme

Haxhiu: Për kë po punon Prokuroria Speciale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Prokurorisë Speciale me kritika përmes një videomesazhi.

Përmes një video në Facebook, ajo ka thënë se auditori i brendshëm i Ministrisë së Drejtësisë ka gjetur keqpërdorim në dhënien e një prone në Komunën e Vushtrrisë të një person fizik.

Haxhiu tha se kjo pronë i takon ministrisë që udhëheqë, por që i është dhënë për 10 vite në shfrytëzim një personi fizik nga ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-drejtori i burgjeve.

“Sapo e kuptuam nga auditori i ministrisë së Drejtësisë që ta auditoj procesin se si është dhënë prona publike në shfrytëzim te një person fizik, nga të gjeturat e auditorit kemi gjetur se kontrata është lidhur pa asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore mes personit fizik dhe ish-zyrtarëve”, ka thënë Haxhiu.

Gjithashtu, përfund ajo ka shtuar një pyetje se “Për çfarë dhe për kë po punon Prokuroria Speciale?”

/Shqip.com