Lajme

Haxhiu: Pas vettingut do të ketë veprime serioze në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot gjatë ditës ka raportuar para Komisionit për Integrime Evropiane.

Haxhiu ka thënë se një delegacion i Komisionit të Venecias do të vijë në Kosovë në muajin maj për të dhënë opinionin e tyre rreth Projektligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Po ashtu Haxhiu tha se nga 12 zotime që kanë pasur këtë vit, pesë prej tyre janë zbatuar deri tash.

Foto nga mbledhja e Komisionit për Integrime

“Së pri në kohë reale është miratuar koncept dokumenti për Vetttingut, së fundi kemi edhe projektligjin për vettingun në sistemin e drejtësisë. Ky zotim e premtim jemi siguruar qe të realizohet më praktikat më të mira. Ju kemi drejtuar edhe Komisionit të Venecias për opinion”, tha Haxhiu

Ajo ka shtuar se një nismë tjetër është edhe projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Delegacioni i Venecias për këtë vit do të vijë në Kosovë me 11 maj./Shqip.com