Lajme

Haxhiu pas vendimit të Qeverisë: Tash e tutje ekspertët gjyqësorë do jenë me bazë ligjore

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka miratuar vendimin për ekspertët gjyqësorë.

Me këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se kjo është hera e parë që kjo çështje rregullohet me ligj.

“Deri tani ekspertët janë zgjedhur pa ndonjë bazë ligjore. Ne po e rregullojmë se çka është eksperti, kush mund të bëjë ekspertizë, apo cilat kompani të ekspertëve mund të kryejnë ekspertiza”, ka thënë Haxhiu.

“Projektligji po ashtu adreson kushtet për licencimin dhe marrjen e licencave, më nuk do të vlejë parimi “një herë ekspert, përgjithmonë ekspert”, por licenca do të vlejë pesë vjet”. “Po ashtu parandalohet abuzimi që ka mundur të bëhet me ekspertiza, duke mos u dhënë përgjegjësi tek asnjë institucion”, ka thënë Haxhiu.

Kujtojmë se në mars të këtij viti në njërën prej mbledhjeve të Qeverisë, ministrja Haxhiu, e kishte paraqitur për miratim Koncept-dokumentin për ekspertët gjyqësor.

Vendimi është vlerësuar si i domosdoshëm dhe rregullimi i kësaj çështje, nga i cili do të krijohet edhe mekanizmi formal për emërimin e ekspertëve.

/Shqip.com