Lajme

Haxhiu: Pantiqi në arrest shtëpiak, pjesëtari i FSK-së në burg

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pasi që Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur që ndaj personit të dyshuar për sulmin në Shtërpcë iu shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka krahasuar rastin e Shtërpcës me atë të Dejan Pantiqit.

“Ish-policit Dejan Pantiq që akuzohet se plagosi policin e Kosovës, iu caktua masa arrest shtëpiak. Azem Kurtaj pjesëtar i FSK-së akuzohet se plagosi dy qytetarë serbë, i caktohet masa e arrestit me burg.#Krejt dhe drejt#Barazi dhe drejtësi”, shkruan Haxhiu.

Lexo edhe:
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për plagosjen e dy serbëve në Shtërpcë

Kujtojmë se, Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit për një muaj për Azem Kurtajn, i cili dyshohet për plagosjen e dy të rinjve serbë  njëri 11 dhe tjetri 21 vjet.

/Shqip.com