Lajme

Haxhiu nënshkruan traktatin për transferimin e të burgosurve nga Danimarka

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e ka nënshkruar traktatin për transferimin e të burgosurve nga Danimarka.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga Ministria e Drejtësisë.

‘’ Ministrja e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe homologu i saj, nga Qeveria e Mbretërisë së Danimarkës, Nick Haekkerup, sot nënshkruan Traktatin’’ thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Po asht sipas njoftimit është bërë e ditur se ky traktat hapë rrugën e bashkëpunimit midis dy vendeve.

‘’Ky traktat i hap rrugë bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në avancimin e shërbimeve korrektuese, sikurse edhe përkrahjen e projekteve për energji të gjelbër si dhe promovimin e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut ndërmjet dy vendeve’’ thuhet më tutje në njoftim.

Nënshkrimi i Traktatit pason nënshkrimin e letër-qëllimeve ndërmjet ministrave të drejtësisë dhe ekonomisë së dy vendeve, Kosovës dhe Danimarkës i datës 21 dhjetor 2021./Shqip.com