Lajme

Haxhiu mirëpret shfuqizimin e vendimit nga Oda e Avokatëve për rastin Gogaj

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka mirëpritur vendimin e Odës së Avokatëve të Kosovës, për shfuqizimin e vendimit që ndaj Gogaj të mos caktohet ndonjë avokat tjetër sipas detyrës zyrtare.

Haxhiu ka shkruar se ky veprim i hap rrugën vazhdimit të bashkëpunimit institucional.

“E vlerësoj reflektimin e Odës së Avokatëve të Kosovës. Shfuqizimi i vendimit që nuk kishte bazë ligjore i hap rrugën vazhdimit të bashkëpunimit institucional”, ka shkruar ajo.

Haxhiu gjithashtu ka thënë se si përfaqësues të institucioneve duhet të jemi në shërbim të ligjit dhe interesit të përgjithshëm dhe assesi interesave individuale./Shqip.com