Lajme

Haxhiu mbështetë protestën e qytetarëve për tërheqjen e 30% të Trustit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Të enjten, qytetarët e Kosovës do të protestojnë para objektit të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar tërheqjen e 30% të mjeteve të Trustit.

Këtë protestë e ka mbështetur edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

“Të enjten protestohet për Trustin, qytetarët kërkojnë tërheqjen deri në 30%”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Haxhiu, më 9 mars të këtij viti ka dorëzuar në Kuvend Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, i cili do të mundësonte tërheqjen e këtyre mjeteve.

Kjo protestë është iniciativë e grupit “Pro tërheqjes 30% të Trustit”, e cila pritet të filloj nga ora 12:00.

Lexo edhe:
Organizohet protestë për mosprocedim të Projektligjit për Trustin

Themeluesit i këtij grupi, Adnan Jashari, ka thënë për Shqip.com se qytetarët janë shprehur te gatshëm për të protestuar, dhe sipas tij në grup janë 25 mijë e 600 anëtarë dhe kohëve të fundit janë shtuar zërat për protestë./Shqip.com