Lajme

Haxhiu: Ligji për Paga krijon diskrepancë midis punës dhe pagës

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu

Kuvendi i Kosovës, gjatë ditës së sotme po diskuton për Projektligjin për Zyrtarët Publikë dhe atë për Pagat në Sektorin Publik

Lidhur më këto projektligji, deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se ky projektligj për pagat do të duhet të ishte njëri prej ligjeve kryesore për të gjithë atë që marrin paga nga shteti.

“Ky projektligj po vjen në votim duke shpërfill kërkesat e sindikatave, jam i zhgënjyer se si janë trajtuar kërkesat e sindikatave, qeveria në draftim të ligjit ka harruar shumë profesione e shumë kategori. Ky ligj ka diskrepancë midis punës dhe pagës. Qeveria me inate politike e preferenca disa profesionist i favorizojnë e disa të tjerë i diskriminojnë” ka thënë Haxhiu.

Në seancën e fundit lidhur me këtë çështje, me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ishte miratuar në lexim të parë projektligji për pagat në sektorin publik.

Pozitë e opozitë kanë qenë pro projektligjit, megjithatë, partitë opozitare kanë kërkuar që të bëhen ndryshime në mes dy leximeve. Të njëjtit kanë pasur kritika për rangimet dhe përcaktimet e koeficienteve.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, kishte thënë se me këto dy projektligje synojnë rregullimin e Administratës Shtetërore.

Më tutje Dobra ka thënë se vlera e koeficientit do të caktohet në bazë të buxhetit të vitit 2023.

/Shqip.com