Lajme

Haxhiu: Ligji i ri rrit pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosvës për gjyqtarët dhe prokurorët.

Sipas Haxhiut, ligji i ri rrit pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Ligji pos që bën nivelizim e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorë, ky vendim e shfuqizon vendimin arbitrar të ish-Qeverisë Haradinaj. Ish-kryeministri Haradinaj ia kishte rritur vetës pagën dhe nuk e ka menduar se mund të ketë probleme në të ardhmen.Ligji i Pagave që ka shkuar në Kuvend, i rrit pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe nuk mund të mbahet një ligj që është në shpërputhje me ligjin”

Po ashtu Haxhiu ka thënë se Ligji i pagave do të bëjë nivelizim të pagave dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet anti-Kushtetues.

“Siç e dini në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, janë shfuqizuar dy Ligje dhe qëllimi i tyre është që të bëhet reforma në administratën publike dhe të mos bëhet dallime në paga”.

Lidhur më këtë vendim gjatë ditës së djeshme ka pasur reagime nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe atij Prokurorial.

Po ashtu edhe Oda e Avokatëve të Kosovës e ka kundërshtuar këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.

Kryministri i vendit, Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ishte deklaruar se agat janë kthyer në gjendjen e mëparshme, në bazë të ligjit në fuqi.

/Shqip.com