Ekonomi

Haxhiu kthen kërkesën për tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Pas raportimeve për gjendjen e rëndë të Trustit Pensional, ka reaguar deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, i cili disa herë ka bërë fushatë për lejimin e qytetarëve që t’i tërheqin e një pjesë të mjeteve të Trustit.

Ai ka thënë se vendimmarrësit qeveritarë dhe parlamentarë nga Lëvizja Vetëvendosje duhet të japin llogari për humbjet që po pëson Trusti dhe për arsyet që nuk lejuan tërheqjen e mjeteve, kur një gjë e tillë doli për votim në Kuvend.

E kundërshtuan tërheqjen e 30% të Trustit në emër të sigurisë së pensioneve, sot po rrezikojnë seriozisht pensionet e qytetarëve me mos emërim të Bordit të Trustit dhe po vazhdojnë të rrezikojnë seriozisht paratë e Trustit që ato të humbasin në tregjet ndërkombëtare për shkak të paaftësisë së tyre”, ka shkruar mes tjerash deputeti Haxhiu.

/Shqip.com