Lajme

Haxhiu: Janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit

Albulena Haxhiu - Ministre e Drejtësisë
Albulena Haxhiu - Ministre e Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se janë zhdukur mostrat e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Një veprim të tillë, Haxhiu e ka cilësuar akt të rëndë dhe kriminal.

“Mbrëmë në orët e vona jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë në kuadër të institutit të Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë, ky është një akt kriminal. E kam njoftuar kryeprokurorin e shtetit Besim Klemendin dhe drejtorin e policisë Fehmi Hotin. Kam vizituar IML-në”, ka thënë ajo në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Lexo edhe:
Rasti i Astrit Deharit, Haxhiu thotë se kamerat u prekën me urdhër të ish-ministres Dhurata Hoxha

Sipas të pares së drejtësisë, në hapësirën e IML-së ku janë ndodhur mostrat, kanë qasje vetëm 3 persona.

“Në mbajtëset e epruvetave, kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe 1 epruvetë e lukthit. Nga kjo dy eroveta ja kanë dhënë Instututit Zvicëran dhe një policisë për ADN. Aktualisht sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, 1 e urinës dhe 1 e lukthit. Në vendin ku rrinë epruvetat kanë qasje vetëm 3 persona, pra vetëm 3 persona i kanë çelësat ku ruhen mostrat”.

Lexo edhe:
Shërbimi Korrektues pezullon nga puna dy zyrtarë për “shkelje të rëndë” në rastin e Astrit Deharit

/Shqip.com