Lajme

Haxhiu ia përmend Tahirit blerjen e shurdhuesve për armë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deri sa ishte duke folur në seancën e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë disa herë nga deputeti dhe shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Mirëpo në një moment të caktuar Haxhiu ia ka përmendur edhe blerjen e shurdhuesve për amë Tahirit.

‘’Çka po shqetësohesh, nuk ke nevoje mu shqetësu, ju nuk keni të drejtë me i thonë askujt mbylle, pse po shqetësohesh, ndoshta për shkak të shurdhusëve, sepse ende nuk të dëgjuam që keni folur dhe duke thënë llogari për shurdhuesit që i kishit blerë’’ ka thënë Haxhiu.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës disa herë kanë rrahur tavolinën derisa Haxhiu ishte duke folur në Kuvendin e Kosovës.

Abelard Tahiri me para të shtetit në vitin 2011, kishte blerë armë të personalizuar, përveç armëve dhe fishekëve, kabineti i Thaçit që ishte kryeministër në atë kohë kishin blerë edhe shurdhues.

Po ashtu sipas hulumtimit të Shqip.com, del se Tahiri e mbajti armën për 7 vite./Shqip.com