Lajme

Haxhiu i reagon Isufajt: Po të mos hiqej fletarresti më 2021 ndoshta nuk do të kishte Banjskë 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar edhe njëherë në lidhje me deklarimin e Kryeprokurort të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufajt, i cili tha dje se kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit të Milan Radoiçiqit në vitin 2021.

Haxhiu, ka kërkuar nga Isufaj që në vend të reagimeve ndaj deklaratave të tyre, siç tha ajo, të përgjigjet që pse u tërhoq urdhërarresti për Radoiçiqin.

“Në vend të reagimeve kundrejt deklarimeve tona, Blerim Isufaj, le të përgjigjet vetëm në pyetjen se pse u tërhoq urdhëarresti për kryekriminelin Radojçiq në vitin 2021? Po të mos hiqej fletarresti me 2021 ndoshta nuk do të kishte Bajnskë 2023. Mos të tentojë të ikë nga thelbi i çështjes!”, shkroi Haxhiu.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ka thënë dje se është për t’u habitur fakti se edhe pse Radoiçiqi e ka pranuar pjesëmarrjen në sulmin e Banjskës, ende nuk ka aktakuzë.

Përndryshe, Isufaj dje në konferencën e fundvitit pranoi që kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit të Radoiçiqit , duke mos dhënë komente për arsyeje.

/Shqip.com