Lajme

Haxhiu: Hudhja në “bërllog” e 133 mijë vaksinave anti-COVID-19 është krim kundër shëndetit publik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka cilësuar si “krim kundër shëndetit publik”, skadimin e 113 mijë vaksinave anti-COVID të kompanisë AstraZeneca.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook deklaroi se ndaj rastit në fjalë duhet të merret Prokuroria.

Ai u shpreh se lidhur me skadimin e afatit të vaksinave kishte bërë një reagim publik, por që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, e kishte injoruar dhe se nuk ishte marrë seriozisht me këtë çështje.

Sipas tij, në vend se MSH të mobilizohej në fushatë senzibilizuese që të vaksinonte qytetarët kundër COVID-19, ajo mbylli qendrat e vaksinimit gjatë vikendit e që ishte nje gabim i madh.

“Duke e ditur se vaksinave në fjalë u skadon afati por edhe paralajmërimet se varianti Delta po përhapej me shpejtési dhe kërkesat e qytetarëve për vaksinim ishte e madhe, Qendrat e Vaksinimit u mbyllën vikendeve, ndersa Vitia pa asnjë fije ndërgjegje gjeti kohë edhe për pushime në bregdet”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

Ndryshe, ministri Vitia, në një konferencë për media të mërkurën, bëri të ditur se kanë hequr nga administrimi rreth 133 mijë e 234 vaksina kundër Coronavirusit për shkak se u kishte skaduar afati./Shqip.com