Lajme

Haxhiu: Emrat e dhunuesve do të publikohen në faqen e KGJK’së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar se emrat e dhunuesve do të publikohen në faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Haxhiu këto komente gjatë mbledhjes së Këshillit të organizatës gratë për Vetëvendosje, ku tha se janë miratuar një sërë vendimesh që kanë të bëjnë në kodin penal dhe procedurës penale

“Janë miratuar një sërë vendimesh që kanë të bëjnë në kodin penal dhe procedurës penale. Kemi bërë ndryshime për personat të cilët shpallen fajtor për veprën penale të dhunës në familje apo dhunimit seksual do të ndalohet punësimi në institucione publike, qoftë në nivelin lokal apo atë qendror, do t’i ndalohet kandidati në pozita, do t’i merret leja e vozitjes dhe nuk do të ketë rrethana lehtësuese për dhunuesit.

Trajtimi i këtyre lëndëve nuk do të zgjasë më shumë se një vit dhe emrat e dhunuesve do të publikohen në faqen zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, thënë ajo.

Ajo tha se në mbështetjen për punësimin e grave kanë përfituar 3571 gra punëtore dhe 1490 biznese punuese

“Në mbështetjen për punësimin e grave kanë përfituar 3571 gra punëtore dhe 1490 biznese punuese. 22.00. gratë në politikë do të jenë mundësia për përmirësim e gjendjes së vajzave dhe grave, ndërsa gratë e pa puna dhe punëtoret të trajtohen me dinjitetet në shtëpi, në vendin e punës, në lagje, në fshat, gjatë ndarjes së trashëgimisë, regjistrim në emër të grave, konkurset qoftë në nivel lokal apo qendror apo në kompani private”.

Haxhiu tha se gratë për vetëvendosje ka ardhur si organizim për t’i fuqizuar gratë dhe për të pasur impakt në shoqërinë tonë.

/Shqip.com