Lajme

Haxhiu dyshon nëse Haradinaj e ka ditur se çka është vettingu

Albulena Haxhiu dhe Ramush Haradinaj.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shprehur dyshime “nëse Haradinaj e ka ditur se çfarë vettingu”.

Haxhiu ishte e ftuar në emisionin “Context” të ATV-së, ku teksa fliste për vettingun në drejtësi, shtoi se “lirisht mund të thonë se janë qeveria e parë që e kanë prezantuar një gjë të tillë”.

Por, aty reagoi, Ehat Miftaraj, Drejtor i Institutit së Kosovës për Drejtësi, i cili deklaroi se “Qeveria Haradinaj e kishte prezantuar vettingun në vitin 2017”.

Më pas pasoi edhe përgjigja e Albulena Haxhiut.

Lexo edhe:
Kurti dhe Murati sot flasin lidhur me shtesat për lehonat dhe fëmijët

“Nuk e di a e ka ditë z. Haradinaj se çfarë është vettingu, po i ka thënë dikush ‘përmende se është interesant’ dhe më pas e ka përmend”, deklaroi e para e Ministrisë së Drejtësisë”.

Vettingu ka qenë premtim i vazhdueshme i Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kohës sa ishte në opozitë.

Edhe tash, kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se ndër prioritetet kryesore i kanë edhe reformat në drejtësi.

Sa ishin në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, kishte akuzuar partitë atë botë në pushtet se “e kanë hapur sistemin e drejtësisë”. /Shqip.com